Real Madridi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Golat për Los Blancos në ndeshjen e dytë i shënoi Joselu, ndërsa Alphonso Davies realizoi për Bavarezët.
Real Madridi ishte padyshim ekipi më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.13, derisa Bayern Munichu u vlerësua me 6.78.
Joselu ishte padyshim lojtari i ndeshjes, që realizoi dy golat e rikthimit dhe u notua me 9.0.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj ndeshje doli të ishte Kim Min-Jae, që u vlerësua me 6.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/