Site icon Telegrafi

Ylli i NBA-së, Shaquille O’Neal zbulon se ka humbur afro 25 kilogramë – pëson ndryshim drastik në pamje

Udhëtimi i Shaquille O’Neal për humbjen e peshës ka rezultuar të jetë i jashtëzakonshëm.

Ish-ylli i NBA-së, 51 vjeç, humbi afro 25 kilogramë dhe tha për Entertainment Tonight se ai po kërkon të bie akoma më shumë.

“Po bëhesha topolak dhe nuk mund të ngjitesha as shkallët”, tha ai. “Nuk më pëlqeu mënyra se si dukesha në pasqyrë”.

Foto: Getty Images

O’Neal theksoi në vitin 2000 ai peshonte mbi 150 kilogramë dhe vitin e ardhshëm kishte rënë në 130.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shaquille O’Neal

Shaquille nga ana tjetër fitoi tituj të NBA me Lakers gjatë tri viteve të fundit.

Foto: Instagram

Të njëjtit iu desh të humbiste peshë gjatë kohës kur u transferua në Miami Heat.

Karriera e tij mbresëlënëse e pa atë të luajë për Orlando Magic, Los Angeles Lakers, Miami Heat, Phoenix Suns, Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics nga 1992 deri në 2011.

Foto: Getty Images

Para se të bëhej i madh në NBA, Shaq luajti në Universitetin Shtetëror të Luizianës për tre sezone.

Në dhjetor, basketbollisti humbi 40 kilogramë pasi kishte ndryshuar zakonet e tij të të ngrënit. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version