Site icon Telegrafi

Ylli i muzikës rap në Indi, Badshah thyen rekordin e YouTube me 76 milionë shikime në një ditë 

Foto: Instagram/badboyshah

Reperi indian, Badshah, ka kapërcyer rekordin e yllit Taylor Swift, duke shënuar një rekord të ri në YouTube për sasinë e shikimeve brenda 24 orëve.

Kënga e re e yllit “Paagal” u bë virale brenda pak minutash pas publikimit të saj në kanalin YouTube të Sony Music India, të mërkurën. Pasi arriti rekordin, Badshah tha se kënga kishte për qëllim të arrinte audiencën anembanë botës.

“Unë jam ekstremist dhe jam i tronditur me sasinë e dashurisë që kemi marrë gjatë 24 orëve të fundit”, tha Badshah. Ai shtoi se ai shpreson që pista e tij të ketë sukses në “transmetimin e muzikës nga India përtej kufijve dhe duke ndjerë praninë tonë”.

“Fansat e mi thjesht shkuan të gjithë për të më ndihmuar të arrij ëndrrën time”, shtoi ai. “Ne jemi duke e arritur së bashku këtë”, ka thënë më tej reperi.

Badshah theu edhe rekordin e këngës ‘Boy with luv’ nga BTS dhe Halsey, e cila e ka mbajtur më parë këtë rekord që nga prilli i këtij viti me 74.600.000 shikime në një ditë. Në vendin e tretë është pop ylli amerikan Taylor Swift me ‘Look what you made me dol.

Vetëm këtë javë, Swift u emërua artistja më e paguar në botë nga Forbes, e cila ka fituar 185 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version