Telegrafi

Ylli i Moto GP Andrea Iannone ka kërkuar takim me gazetaren Diletta Leotta

Diletta Leotta, Andrea Iannone (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Piloti i njohur italian i Moto GP, Andrea Iannone, i ka vënë vetes një synim të ri në jetën e tij personale.

Pak ditë pas përfundimit të historisë së dashurisë me Audrey Bouette, piloti ka vënë në shënjestër, bukuroshen e ekraneve sportive, Diletta Leotta.

Për të bërë të mundur një takim me të, Iannone i ka kërkuar këshilla DJ-it të njohur italian, Ringo, ndërsa në këmbim i ka ofruar këshilla mbi drejtimin e motorit – transmeton KP.

Diletta Leotta (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

“Ti duhet të më japësh mua këshilla se si i bëhet që të vij në radio me Diletta Leottan, në një nga mëngjeset e ardhshme”.

“Më pas unë do të të tregoj se si të garosh mirë me motor”, ka theksuar Ianonne në programin RevolverVirgin Radio.