Telegrafi

Ylli i MMA, Sage Northcutt u nokautua për 29 sekonda – për shkak të lëndimeve të rënda operacioni zgjati nëntë orë

Luftëtari i MMA, Sage Northcutt, ka debutuar në ONE Championship në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi është nokautuar nga Cosmo Alexandre për vetëm 29 sekonda.

Ish-luftëtari i UFC-së në peshat e lehta nënshkroi një marrëveshje me promoterët në Azi në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa bëri debutimin në ‘Enter the Dragon’ në Singapor të premten e javës së kaluar.

Por, kjo përballje për 23-vjeçarin përfundoi në një mënyrë të tmerrshme, pasi u nokautua nga braziliani Alexandre, derisa u dërgua me urgjencë në spital.

Kjo ishte humbja e tretë në karrierën e Northcutt dhe njëherësh më e turpshmja, praktikisht për lëndimet që ka pësuar në atë natë.

Ai më vonë ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram për të treguar se ka pësuar tetë lëndime të rënda në fytyrë, në operacionin që i zgjati për nëntë orë. /Telegrafi/