Ylli e ka mbyllur vitin 2018 me fitore në shtëpi duke mposhtur Lipjanin me rezultat të thellë 105-83.
Vendasit ishin të papërmbajtshëm me Jones që realizoi 24 pikë, dhe Kuqi që shënoi 18 pikë.
I shkëlqyer ishte edhe Mekaj me 14 pikë e 20 asistime!
Te mysafirët Fisnik Juniku shënoi 33 pikë i shoqëruar nga Dubovitski.
Ponte Prizreni shënoi fitore të madhe në shtëpi ndaj Trepçës duke fituar me rezultat 81-76.
Elliot Cole shkëlqeu me 27 pikë dhe Scott që shtoi 17 pikë.
Te mysafirët realizuan Dorris 21 pikë dhe Zekiqi 18 pikë.
Ylli ngjitet në vendin e dytë kështu sërish duke tejkaluar Rahovecin, teksa Ponte gjendet në pozitën e pestë me gjashtë fitore e shtatë humbje.
/Telegrafi/