Site icon Telegrafi

Ylli i Man Utd do të largohet në janar – tri klube angleze kanë vendosur ofertat në tavolinë

Një lojtar i Manchester United pritet të largohet në janar, ku tashmë tri klube nga Liga Premier thuhet se janë të interesuara për transferimin e tij. 

Ruben Amorim pritet që ta përjetojë afatin e parë kalimtar me Manchester United, pasi të hapet afati kalimtar i janarit. 

Por, para hapjes së këtij afati, një lojtar tashmë thuhet se është afër largimit nga ‘Old Trafford’. 

Sipas një raportimi nga CaughtOffside, Victor Lindelof mund të largohet muajin e ardhshëm teksa suedezi ka oferta nga Newcastle United, West Ham dhe Everton. 

30-vjeçari gjithashtu ka oferta edhe jashtë Anglisë, ku në Itali besohet se Milan, Inter, Juventus, Lazio dhe Fiorentina, që të gjitha po ndjekin nga afër situatën e tij. 

Tutje sipas këtij raporti, ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm që ta shesin Lindelof, i cili edhe vet personalisht i ka komunikuar drejtuesve të klubit  dëshirën për t’u larguar. 

Kontrata e tij pritet që të skadojë verën e ardhshme që do të thotë se mund të largohet nga Unitedi si lojtar i lirë. 

Lexo po ashtu Zbulohet destinacioni i mundshëm i Rashfordit në rast largimi nga Man United

Sidoqoftë, ekziston edhe një mundësi që ai të largohet nga janari për një shumë modeste të parave. 

Kjo pasi Unitedi do të kërkonte rreth 6 ose 7 milionë euro për ta lënë atë të largohet qysh në afatin kalimtar dimëror./Telegrafi/

Exit mobile version