Site icon Telegrafi

Ylli i Man Cityt pritet të largohet në fund të sezonit pasi është zbuluar ‘kontrata verbale’

Një përditësim i madh është bërë sa i përket situatës së njërit prej lojtarëve të Manchester Cityt, që tashmë është raportuar se ai pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për portierin Stefan Ortega i cili jo shumë kohë më parë nënshkroi një kontratë një vjeçare me ‘Qytetarët’.

Kishte shumë thashetheme se ish-portieri i Arminia Bielefield, mund ta nis sezonin si numri një i portës pasi Ederson po lidhej me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite.

Sidoqoftë, portieri brazilian vendosi që të qëndrojë në Angli dhe kështu Ortega vazhdoi si opsioni i dytë teksa deri më tani numëron vetëm dy paraqitje.

Siç raporton BILD, Ortegas po i mbaron durimi për faktin se është zgjedhja e dytë pas Ederson dhe e përditshmja gjermane ka raportuar se ai do të shtyjë për largim në rast se nuk merr pozitën e titullarit nga Pep Guardiola.

Ortega beson se ai ka një mundësi reale për t’u ftuar nga kombëtarja e Gjermanisë dhe ta sfidojë Marc-Andre ter Stegen për fanellën e titullarit.

Gjatë muajve në vazhdim, Ortega dëshiron të kuptojë nëse ai do të jetë ose jo zgjedhja e preferuar e Guardiolës mes dy shtyllave.

Përkundër faktit se rinovoi kontratën, Ortega thuhet se ka një ‘kontratë verbale’ me klubin sipas së cilës ai mund të largohet nëse arrin një ofertë e kënaqshme.

Kujtojmë se 31-vjeçari iu bashkua Manchester Cityt si lojtar i lirë pasi Arminia Bielefeld nuk ia doli ta sigurojë mbijetesën në Bundesliga./Telegrafi/

Exit mobile version