Telegrafi

Ylli i Man Cityt, Benjamin Mendy, përkrah lojtarët e Kosovës pas fitores ndaj Azerbajxhanit

Foto: Getty Images

Përfaqësuesja e Kosovës fitoi ndaj Azerbajxhanit 4-0 në stadiumin Fadil Vokrri n kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo është një arritje historike pasi lojtarët Bernard Challandes do të luajnë në gjysmëfinalet e Ligës D, ku kundërshtari i tyre i radhës do të jetë Maqedonia.

Pas kësaj fitore festa ishte e madhe në gjithë vendin, por edhe në zhveshtoren dhe autobusin e përfaqësueses.

Atmosfera nga zemra e Dardanëve në stadiumin Fadil Vokrri

Lojtarët postuan disa pjesë nga atmosfera në rrjetet sociale, në mënyrë që tifozët të shikojnë se sa grup i bashkuar janë dhe sa krenarë që prezantojnë vendin e tyre.

Një nga videot e shpërndara ishte ajo ku lojtarët e Kosovës të prirë nga Benjamin Kololli teksa këndonin këngën e njohur franceze të botërorit “Ramenez la coupe à la maison”, të kënduar nga Vegedream.

Në shqip titulli i kësaj këngë do të thotë “Silleni kupën në shtëpi”.

Pjesa nga atmosfera në autobusin e Kosovës kanë tërhequr edhe vëmendjen e mbrojtësit të Manchester Cityt, Benjamin Mendy, i cili e postoi videon në fjalë në llogarinë e tij në Twitter.

Francezi shpesh herë bëhet lajm në mediat botërore për shkak të aktivitet të tij në rrjetet sociale, zakonisht për shakatë  e tij me bashkëlojtarët. /Telegrafi/