Gonzalo Higuain vazhdon të marr kërcënime anonime në dy javët e fundit.
Ai tashëm është në rrezik dha ka një kohë që ai është duke u ruajtur nga policët.
Sipas medieve në Argjentinë ai është duke kaluar një moment shumë të keq të jetës së tij. Ai është duke u mbrojtur, por Juventusi e ka mohuar këtë gjë.
Higuain ka biseduar me disa shokë dhe ka treguar se është i shqetësuar për sigurinë e tij.
Thuhet se të gjitha kërcënimet vijnë nga disa tifozë të Napolit që e konsiderojnë argjentinasi tradhtar që kaloi te Juventusi.
Deri tani këto janë vetëm fjalë, dhe nuk ka ende asgjë zyrtare në lidhje me këtë. /Telegrafi/