Londra thërret! Në Prishtinë të shtunën do të mbahet një prej mbrëmjeve më të mëdha të hip hopit të këtij dimri.
Në Zone tashmë është bërë e zakonshme që të performojnë yjet ndërkombëtare.
Kësaj radhe është Dj JoJo ai që do të performojë në një nga klubet më të mëdha në vend.
DJ JoJo konsiderohet si DJ më i mirë dhe më i kërkuar në klubet londineze.
Ai është Dj Zyrtar i Dolce Gabannas dhe eventeve zyrtare të brendit të njohur, teksa ka qenë prezent në kampanjat e Chanel, Versace dhe Hermes.
DJ JoJo ishte edhe performues në martesën e Leonardo DiCaprios, teksa eventet e tij të përjavshme në klubet më të mëdha në Britani, Francë dhe Gjermani e bëjnë atë prej më të kërkuarve në kontinent.
Pikërisht JoJo do të sjellë brendin atraktiv të hip hopit londinez të shtunën në Zone Club.
Detajet: