Telegrafi

Ylli Lyonit në radarin e Barcës

Robert Fernandez raportohet se ka vizituar Francën vikendin e kaluar për të monitoruar mbrojtësin e Lyonit, Samuel Umtiti.

Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili pritet të ftohet nga përfaqësuesja franceze, së fundmi është lidhur me një transferim te Newcastle Unitedi.

Gazeta “Sport” raporton se prezenca e Fernandezit në ndeshjen e Lyonit kundër Paris Saint-Germainit është parë si interesim për qendërmbrojtësi francez.

Besohet se Lyoni kërkon së paku 10 milionë funte për lojtarin.