Yll i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai e ka thyer një rekord të mbajtur gjatë, ndeshjes së Euro 2024, ku Hungaria po luan me Zvicrën.
Në total, 10 lojtarë nga Liverpooli do të luajnë me vendet e tyre përkatëse për Euro 2024, duke përfshirë lojtarë si Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez, Virgil van Dijk, Andy Robertson dhe Cody Gakpo.
Mbrojtësi i krahut Robertson duroi një ndeshje të vështirë hapëse pasi Skocia u mund 5-1 nga Gjermania mikpritëse në Allianz Arena.
Të shtunën pasdite, ylli i Liverpoolit, Szoboszlai theu një rekord 64-vjeçar pasi u emërua kapiten i Hungarisë për përballjen e tyre kundër Zvicrës.
Dominik Szoboszlai is starting today for Hungary which officially makes him the youngest captain in Euro’s history at 23 years-old 🤝💫 pic.twitter.com/nji9d7ZMAJ
— Rising Ballers (@RisingBallers_) June 15, 2024
Në moshën 23 vjeç, shtatë muaj e 21 ditë, Szoboszlai është bërë kapiteni më i ri në historinë e Kampionateve Evropiane që kur u formua në vitin 1960.
“Disa ditë më parë mora vesh se do të jem kapiteni më i ri i ekipit të të gjitha kohërave në Kampionatin Evropian”.
“Ky është një nder i madh për mua dhe në të njëjtën kohë do të doja të falënderoja Marco Rossin që më besoi dhe që më dha mundësinë për të udhëhequr ekipin në Kampionatin Evropian”, ka thënë Szoboszlai. /Telegrafi/