Aktori i “Line of Duty”, Martin Compston, ka treguar sesi përgatitet për skenat e tij të seksit dhe si e shpërblen veten pas tyre.
Në një intervistë për “The Sun”, ai pranoi se përgatitja fizike është e vështirë, por sapo mbaron xhirimet, ai mezi pret të shkojë në KFC.
Në dramën e re “Fear”, ai shfaqet me një fizik të tonifikuar në skenën e parë intime. “Mendoj gjithmonë nëse një skenë e tillë ndihmon historinë”, shkruan DailyMail.
Nëse po, jam pro saj”, shpjegoi ai. Për t’u mbajtur në formë, Martin ndjek një dietë të rreptë para xhirimeve, duke shmangur fast food-in dhe duke u fokusuar te ushqime të shëndetshme si granola, supë dhe biftek.
Përveç palestrës dhe vrapit, ai është i fiksuar pas Krav Maga, një art marcial që e ndihmon të qëndrojë në formë. “Pas të 40-ave është bërë më e vështirë të përballoj dëshirën për ushqim dhe alkool”, pranoi ai.
A do të rikthehet “Line of Duty”?
Lidhur me një sezon të ri të “Line of Duty”, Martin la të kuptohet se ka ende shpresë. “Nëse ka një histori që Jed Mercurio dëshiron të tregojë, ne jemi të gatshëm”, tha ai, por pranoi se të gjithë aktorët janë të zënë për momentin.
Duke bërë humor, ai tha se do të donte të vishte përsëri jelekun e Steve Arnott, por nuk dëshiron t’u japë fansave shpresa të rreme. “Kur njerëzit të ndalojnë së pyeturi për të, do të jetë një ditë e trishtuar”, shtoi ai.
Për momentin, nuk ka një vendim zyrtar për vazhdimin e serialit, por aktori mbetet optimist: “Do të ishim të kënaqur t’ju tregonim të parët”. /Telegrafi/