Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.
Deri më tani janë konfirmuar një numër i madh i yjeve ndërkombëtare, pa lënë anash edhe një pjesë të artistëve shqiptarë.
Së fundmi, një tjetër i konfirmuar që do të jetë prezent këtë vit në “Sunny Hill”, është edhe këngëtari Ylli Limani. Ka qenë faqja zyrtare e festivalit, ajo e cila ka prezantuar banerin që konfirmon pjesëmarrjen e këngëtarit shqiptar në këtë festival.
Ylli përndryshe vazhdon të jetë mjaft aktiv me projekte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
“Harrom” mbetet projekti i fundit i publikuar nga këngëtari Limani, ndërsa po punon për projekte të reja. /Telegrafi/