Bayern Munich është skuadra më aktive sa i përket transferimeve të futbollistëve.
Pasi ditë më parë ata transferuar Mats Hummelsin nga Borussia Dortmund dhe Reanto Sanchez nga Benfica, synimi është të përforcohet sulmi i skuadrës.
Sipas të përditshmes gjermane ‘Sport Bild’, Caarlo Ancelotti është duke e kërkuar sulmuesin kilian Alexis Sanchez.
27-vjeçari i vetëm ka mbajtur barrën e Arsenalit këtë edicion dhe është i interesuar të transferohet tek një skuadër ku fiton tituj të rëndësishëm.
Gjithsesi kampionët e ri të Gjermanisë nuk do ta kenë të lehtë transferimin e tij, pasi ai vlerësohet lartë nga Arsenal.
Por për të arritur deri tek ky objektiv, rekordmenët e Gjermanisë duhet të paguajnë rreth 60 milionë euro për të. /Telegrafi/