Ylli i Leverkusenit, Alejandro Grimaldo, ka thënë se do të dëshironte të rikthehej në Barcelonë, por gjithashtu pohoi se gjigantët katalanas nuk kanë treguar interes konkret për të.
Grimaldo u promovua nga La Masia në vitin 2012 dhe kaloi tre vjet e gjysmë me rezervat e Barcelonës përpara se të kalonte te Benfica në dhjetor të 2015-ës.
Në verën e vitit 2023, ai u largua nga gjigantët portugez për t’u bashkuar me Bayer Leverkusen, aty ku po tregon paraqitje mjaft të mira nën urdhërat e Xabi Alonsos.
Ndërsa 28-vjeçari po shijon jetën në Gjermani duke qenë i përfshirë në 12 gola në 15 paraqitje deri më tani, ai thotë se do të donte të kthehej te Barcelona.
“Unë gjithmonë kam thënë se Barça është një klub në të cilin unë mund të kthehem,domethënë, do të doja të kthehesha sepse është Barça. Në fund të fundit, unë u rrita atje si lojtar dhe isha shumë i lumtur që isha në akademinë e tyre”, ka thënë Grimaldo në një intervistë për Jijantes.
“Por e vërteta është se Barça nuk tregoi interes për mua. Kishte biseda, por ata kurrë nuk treguan interes përtej një bisede midis agjentit dhe klubit. Ata qëndruan të fokusuar në dy mbrojtësit që kishin tashmë dhe nuk vlerësuan të tjerët”, shtoi ai.
Gjigantët katalanas u lidhën me një lëvizje për ish-lojtarin e tyre vitin e kaluar, por më vonë u zbulua se klubi nuk po konsideronte nënshkrimin e një mbrojtësi të krahut pasi ata tashmë ishin të kënaqur me paraqitjet e Alejandro Baldes dhe Marcos Alonsos në krahun e majtë./Telegrafi/