Mesfushori i Leicester Cityt, N’Golo Kante, thotë se është i lumtur që është lojtar i këtij klubi.
Francezi ka qenë i lidhur me një kalim te disa skuadra, pas suksesit që pati me klubin duke u bërë kampion i Ligës Premier.
Megjithatë, në një intervistë për L’Equipe, ai ka thënë se është i fokusuar vetëm te kampioni anglez dhe të luajë mirë në ‘Euro 2016’ që mbahet në qershor në Francë.
“Tani për tani, jam i lumtur te Leicesteri. Nuk i kushtoj shumë vëmendje asaj që thuhet. Tani për tani jam i Leicesterit dhe jam i fokusuar në Euro”, ka thënë 25-vjeçari.