Në përballjen e zhvilluar në Karagaçi, skuadra vendase ishte më e mirë që nga fillimi i ndeshjes duke fituar çerekun e parë me rezultat 25:19, derisa pjesa e parë përfundoi 57-42 në favor të pejanëve.
Loja më e mirë e tyre vazhdoi edhe në dy fraksionet tjera (21:18 dhe 33:29), për ta fituar në fund ndeshjen me epërsi prej 22 pikësh.
Lojtari i ndeshjes për Pejën ishte Aj West me ‘double-double’ prej 28 pikësh dhe 13 kërcimesh dhe me saktësi prej 76 për qind. Në top-formë ishte edhe Drilon Hajrizi, i cili realizoi 26 pikë, derisa Delic shënoi 19 sosh.
Në përballjen tjetër, Bashkimi ka fituar vetëm me një pikë epërsi si mysafir i Trepçës (86-87). /Telegrafi/