Telegrafi

Ylli i Kroacisë dhe trajneri i tij dënojnë ashpër dhunën në stadium (Foto)

Ylli i Kroacisë, Ivan Rakitic, ka dënuar ashpër dhunën e shkaktuar në stadiumin Geoffroy-Guichard nga tifozër kroat.

Kroacia barazoi në fund 2-2 me Republikën Çeke, ndërsa disa minuta nga fundi  pjesa ku u takonte tifozëve kroat u zbrazë nga forcat e sigurisë, shkaku i dhunës dhe përdorimit të mjeteve piroteknike.

“Është një turp i madh. Nuk po mund t’i gjej fjalët e duhura që ta përshkruaj”, ka thënë  Rakitic.

Edhe trajneri I Kroacisë,  Ante Cacic, ka qenë i ashpër me tifozët. “Kjo quhet terror. Ata janë huliganë, nuk janë fansa. Nuk e kanë vendin në stadium”, ka thënë Cacic. /Telegrafi/