Site icon Telegrafi

Ylli i Kosovës, Zymer Bytyqi bëhet baba për herë të parë

Sulmuesi kosovar, Zymer Bytyqi është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Floriana Kastrati-Bytyqi solli në jetë vajzën e çiftit në Norvegji.

Lajmin se është bërë baba e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Foto: Zymer Bytyqi/Instagram

Bytyqi ka publikuar një imazh ku shihet teksa mban në duar të porsalindurën të cilën e pagëzuan me emrin Inara.

“Mirë se erdhe në botë vajza ime e vogël Inara Bytyqi”, ka shkruar futbollisti në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet dhe urimet që nga ana e miqve dhe fansave të sulmuesit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zymer Bytyqi

Ndryshe, kujtojmë që përveç me Kosovës, Bytyqi aktualisht luan edhe në Superligën e Turqisë për ekipin e Konyaspor. /Telegrafi/

Foto: Zymer Bytyqi/Instagram
Exit mobile version