Skuadra e famshme kineze, Hebei China Fortune ka zhvilluar një ndeshje miqësore në Malajzi.
Kundërshtari i Hebei ishte skuadra e famshme nga Malajzia, Kedah ku aktivizohet edhe mesfushori fantastik i Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Krasniqi.
Skuadra që udhëhiqet nga trajneri Manuel Pellegrini dhe në sulm nga Lavezzi, Hebei ka triumfuar me rezultat 4-2.
Por njërin nga golat për skuadrën Kedah, e shënoi pikërisht Krasniqi i cili realizoi në minutën e 57-të për 2-1.
Pas ndeshjes, Krasniqi ka biseduar me yllin e Kombëtares së Argjentinës, Ezequiel Lavezzi duke u përgëzuar për lojën e zhvilluar nga asi argjentinas.
Kujtojmë që Liridoni është njëri nga futbollistët më të mirë në elitën e futbollit në Malajzi.
Ndoshta një dit edhe Krasniqi mund t’i bashkohet kampionatit kinez, pas shkëlqimit në këtë takim ndaj Hebei China Fortune. /Telegrafi/