Site icon Telegrafi

Ylli i Kosovës prezantohet tek skuadra e njohur gjermane (Foto)

Njëri nga talentet më të mëdhenj kosovar, Besar Halimi është prezantuar tek skuadra e tij e re.

Talenti gjilanas iu është bashkuar vitin e kaluar Mainzit nga Stuttgart Kickers, por që ishte i huazuar tek FSV Frankfurt për një vit.

Pas suksesit të madh tek FSV Frankfurt, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe asistime, ai është prezantuar tek Mainz.

Ka qenë pikërisht skuadra e njohur gjermane që i ka uruar mirëseardhje Besarit, duke publikuar foton në faqen e tyre zyrtare.

22-vjeçari do të luaj këtë edicion në Bundesligë me Mainzin, skuadër e cila ka qenë befasi e këndshme duke siguruar edhe Ligën e Evropës.

Aktivizimi në elitën e futbollit gjerman i Besar Halimit, është lajm i mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi gjilanasi është pjesë e rëndësishme e përfaqësueses tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version