Gjakovarët ia nisën më mirë ndeshjes, duke krijuar epërsi dhe duke e përmbyllur çerekun e parë me 5 pikë më shumë të shënuara se vendasit.
Por, këtu përfundoi gjithçka. Më pas ekipi suharekas arriti të këndellet dhe në saje të lojës së mirë të dyshes amerikane Montreal Scott dhe Landon Atterberry ka rikthyer gjithçka për të fituar në fund.
Scott përfundoi ndeshjen me 28 pikë të shënuara, 6 kërcime e 6 asistime, derisa Atterberry me 20 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, transmeton borozani.
Asnjë lojtar tjetër i Yllit nuk shënoi pikë dyshifrore, derisa te kuqezinjtë nga Gjakova më i dalluar ka qenë Gent Zeka me 18 pikë të shënuara, 4 kërcime e 2 asistime.
Amerikani i Vëllaznimit, Michael Lewis shënoi 11 pikë, derisa Arian Qallaku 13 dhe Sami Hajzeraj 11 pikë të tjera në humbjen e tretë të ekipit gjakovar.
Ylli kështu shënoi fitoren e parë të stinorit në Superligë, derisa në xhiron që vjen udhëton në Pejë.
Në anën tjetër, Vëllaznimi pasi që regjistroi humbjen e tretë, në xhiron e radhës do të pushojë.