Telegrafi

Ylli i Juventusit refuzon largimin pavarësisht se klubi ka gjetur zëvendësuesin e tij

Wojcieh Szcezsny po refuzon të largohet nga Juventusi këtë verë përkundër faktit që klubi tashmë ka blerë zëvendësuesin e tij, sipas një raportimi të fundit.

Portieri 34-vjeçar ishte transferuar tek Juventusi nga Arsenali për shifrën e 15 milionë eurove në vitin 2017.

Szczesny deri më tani ka bërë mbi 200 paraqitje për ‘Zonjën e Vjetër’ gjatë shtatë viteve sa ka qenë pjesë e tyre.

Sipas gazetës italiane Calciomercato, Juventusi po shpreson që ta shes Szcezsnyn gjatë muajve në vazhdim, teksa po përgatiten për ardhjen e Michele Di Gregorit.

Një marrëveshje ishte arritur me Monzan për portierin 26-vjeçar, i cili mbajti 12 porta të pastra gjatë sezonit 2023/2024.

Juventusi po paguan rreth 17 milionë për të nënshkruar me Di Gregorin dhe po shpresojnë se me shitjen e Szczesnyt do të rikthejnë pas disa para nga transferimi i tij.

Lexo po ashtu Juventusi i ka dërguar ofertë për vazhdimin e kontratës Rabiotit, klubi ka edhe një dhuratë për francezin

Lojtari po insiston që të mbetet në Turin për shkak se familja e tij është adaptuar me qytetin. Szczesny gjithashtu thuhet se ka besim që të luftojë për një fanellë titullari tek Juventusi, përkundër ardhjes së pashmangshme të Di Gregorit.

Lojtari më herët ishte lidhur me një kalim në Lindjen e Mesme, por që në çdo dalje publike i kishte mohuar këto zëra.

“E di se jam dhe do të jem një lojtar i Juventusit deri në momentin kur ata nuk më duan këtu. Unë jam i lidhur me këtë ekip dhe i respektoj vendimet e tyre. Ata më duan këtu që të mbrojë portën e Juventusit”, ka thënë portieri polak./Telegrafi/