Telegrafi

Ylli i Islandës merr ofertë të punojë si model (Foto)

Islanda ka tërhequr vëmendjen e gjithë Evropës pas eliminimit të Anglisë nga ‘Euro 2016’, ndërsa Birkir Bjarnason ka tërhequr interesim për diçka tjetër.

Mesfushori 28-vjeçar, i cili e ka nofkën Thor në vendin e tij, ka qenë njëri prej figurave kyçe të suksesit të përfaqësueses së tij në turneun evropian.

Mirëpo, dukja e tij ka joshur interesimin e kompanisë britanike të rrobave, ASOS, që i ka ofruar atij punë si model.

Bjarnason e ka marrë pozitivisht propozimin e ASOS duke ua kthyer në Twitter: “Hahah, më merrni”.

Futbollisti dhe kombëtarja e tij e kanë mundësinë të bëjnë një befasi tjetër, pasi në çerekfinale luajnë kundër Francës. /Telegrafi/