Site icon Telegrafi

“Ylli i Instagramit” filmohet duke qarë, pasi llogaria me mijëra ndjekës i ishte bllokuar – thotë se tanimë ndjehet “e pavlerë” (Video)

Një “yll i mediave sociale” ka postuar një video në internet, duke qarë, pasi llogaria e saj në Instagram i ishte bllokuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jessy Taylor, 21 vjeçe, nga Tampa, Florida – e cila mburrej me më shumë se 113.000 ndjekës – tha se tanimë ajo ndjehet ‘e pavlerë’.

Në një video të shpërndarë në YouTube, ajo ka shpjeguar se ajo ishte tmerruar kur ajo kuptoi se llogaria e saj ishte bllokuar dhe se ajo ka frikë se do të përfundojë një “prostitutë e pastër” pa llogarinë e saj të Instagram.

Duke shpërthyer në lot, ajo tha se ajo ka nevojë për llogarinë e saj në Instagram dhe nuk mund të kthehet për të punuar në McDonald’s – megjithëse ajo nuk ka saktësuar saktësisht se si ajo fiton para nga llogaria e saj.

Besohet se Instagram fshiu llogarinë e saj pasi u raportua disa herë. /Telegrafi/

Exit mobile version