Telegrafi

Ylli i Turqisë, Çalhanoglu flet shqip

“Jam krenar që jam pjesë e Turqisë për herë të dytë. Jam i lumtur që jam këtu dhe po ndjehem si në shtëpinë time. Jam i lumtur edhe për Hamburgun që e siguroi mbijetesën”, deklaroi në fillim Çalhanoglu, duke njoftuar se njeh dy futbollistë të Përfaqësueses së Kosovës.

“E njoh Azemin (Ilirin) dhe Alushin (Enisin). I kam miq të mirë dhe besoj se edhe në lojë do të luajmë mirë”, përfundoi Hakan Çalhanoglu. Në fakt, sulmuesi i Greuther Furthit, Ilir Azemi nuk do të luajë ndaj Turqisë, teksa Alushi pritet që të jetë në fushë. /SportPlus/Telegrafi/