Rufus Seëell është fejuar me të dashurën e tij Vivian Benitez – e cila është 30 vjet më e vogël.
Aktori i “Holiday”, 56 vjeç dhe aktorja 26-vjeçare e bënë të ditur lajmin duke postuar fotografi në Instagram, ku në njërën prej imazheve shihet edhe Rufus duke e puthur në faqe.
“Derisa vdekja (ose ai vazhdon të ecë në banjat me këpucët e tij të jashtme) të na ndajë”, thuhet në postim.
Vivian nuk ndau detaje rreth propozimit, por ajo postoi një foto të saj nga Roma një ditë para njoftimit të martën.
Aktori, i cili luajti Jasper në filmin e Krishtlindjeve “The Holiday”, ka qenë në lidhje me Vivian për të paktën dy vjet dhe dyshja kanë qëndruar larg syve të publikut gjatë gjithë marrëdhënies së tyre – por ata kanë bërë disa paraqitje së bashku në tapetin e kuq, përfshirë premierat e filmave të tij “Old” in 2021 dhe “The Diplomat” në prill.
Në të njëjtin muaj, Rufus u pa duke filmuar skena për filmin e ardhshëm të Netflix “Scoop” për Princin Andrew, i cili portretizohet nga aktori.
Artisti ka qenë në lidhje me Yasmin Abdallah në vitin 1999, por ata u divorcuan vitin e ardhshëm.
Katër vjet më vonë, ai u martua me Amy Gardner – me të cilën ka djalin 21-vjeçar William – përpara se të divorcoheshin në vitin 2006.
Rufus ka edhe vajzën 10-vjeçare Lola me ish të dashurën e tij, Ami Komai. /Telegrafi/