Telegrafi

Ylli i “High School Musical”, Ashley Tisdale zbulon se po bëhet nënë e një vajze

Ashley Tisdale ka treguar se është në pritje të fëmijës së parë dhe vetëm sa zbuloi se po pret të bëhet nënë e një vajze.

Të premten, ylli i “High School Musical” ndau disa fotografi përkrah bashkëshortit Christopher French duke zbuluar për fansat gjininë e foshnjës me anë të një torte.

“Ky vit me të vërtetë ka qenë i vështirë. Për shumë njerëz. Ngritje dhe ulje, dhe shumë emocional. Mendoj që kjo është dita e preferuar e imja. Kam qarë, isha shumë e gëzuar”, ka qenë mbishkrimi i imazheve që ka ndarë në Instagram.

35 vjeçarja ndërkohë tregoi se është shtatzënë muajin e kaluar përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale.

Në fotografitë e tij, babai i ri duket të jetë mjaft i lumtur ndërsa shfaqet krah partneres se tij – e cila po mbante barkun e rrumbullakosur me duar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ashley Tisdale

Ky vit ka qenë i surprizave, përfshirë këtu edhe Katharine PcPhee, e cila tregoi se po pret fëmijën e parë me bashkëshortin David Foster.

Ndërkaq, Ashley dhe partneri i saj, Christopher janë më shumë se gjashtë vite së bashku. /Telegrafi/