Ylli i “Harry Potter”, Bonnie Wright, është bërë nënë për herë të parë.
Aktorja mirëpriti fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, Andreë Lococo, me të cilin u martua në vitin 2022 në një ceremoni të mbajtur në Kaliforni.
Ajo e bëri të ditur lajmin më anë të një postimi që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Bëni një përshëndetje për Elio Ocean Wright Lococo, e lindur në shtëpi të martën më 19 shtator”, nis postimi i aktores.
“Jemi mirë dhe të lumtur. Andreë dhe unë jemi shumë të lumtur me diellin tonë”, vazhdon tutje postimi.
Aktivistja dhe filmbërësja angleze më pas falënderoi ekipin që e ndihmoi gjatë gjithë procesit të lindjes.
Bonnie dhe Andreë kanë qenë në një lidhje romantike që nga viti 2020.
Aktorja i është bashkuar një sërë yjeve të tjerë të “Harry Potter”, të cilët janë bërë prindër vitet e fundit.
Daniel dhe partnerja e tij, Erin Darke, mirëpritën një djalë në fillim të këtij viti, ndërsa Rupert Grint dhe partnerja e tij, Georgia Groome, kanë një vajzë, e cila ka lindur në vitin 2020.
Aktorja Jessie Cave ka katër fëmijë me partnerin e saj, komedianin Alfie Broën, ndërsa Devon Murray ka një djalë me partneren e tij, Shannon McCaffrey Quinn. /Telegrafi/