Ylli i “Harry Poter”, Jessie Cave, ka njoftuar fansat për lindjen e fëmijës së tretë me komedianin Alfie Brown.
Aktorja – e cila luajti Lavender Brown në filmin e famshëm – lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi të ndarë në Instagram.
Pasi zbuloi emrin e fëmijës së saj, Abraham ‘Bam’ Benjamin, ajo kishte folur për ‘momentin më të vështirë’ në jetën e saj ndërsa falënderoi mamitë për mbështetjen.
“Djali ynë ka lindur në orët e para dje në mëngjes”, filloi ajo.
“Kjo ka qenë një përvojë shumë e ndryshme për dy lindjet e mia të para, shumë më tmerruese dhe jashtë kontrollit”.
“Tani jemi në njësinë neonatale por ai është një djalë i fortë dhe është vendi më i sigurt për të tani”, u tha ajo ndjekësve.
Jessie pastaj mori kohë për të lavdëruar stafin e NHS që e kishin mbështetur atë derisa mirëpriti fëmijën e tretë.
Cave dhe Alfie ndërkohë janë prindër edhe të dy fëmijëve, Donnie dhe Margot. /Telegrafi/