Telegrafi

Ylli i ‘Game of Thrones’ sërish drejt altarit

Joe Jonas dhe Sophie Turner (Foto: Getty Images/Guliver)

Ata u martuan në një ceremoni private dy muaj më parë në Las Vegas.

Por, Sophie Turner dhe Joe Jonas raportohet se kanë shkuar në Paris për një ceremoni të dytë martesore.

Gjatë muajit maj, aktorja e cila njihet më së miri për rolin e saj në serialin “Game of Thrones”, kishte veshur fustanin e bardhë në dasmën e saj të parë, ku kishte ftuar vetëm disa nga miqtë dhe familjarët.

Priyanka Chopra (Foto: Instagram/priyankachopra)
Lexo po ashtu Sophie Turner: Bashkëshorti im ma ka shpëtuar jetën, pasi kisha probleme mendore

Ndërkaq tani, mediat e huaja thonë se familjarët e çiftit kanë udhëtuar për në Paris, pasi që aktorja e famshme indiane, Priyanga Chopra, ka publikuar një fotografi nga Franca me përshkrimin “po fillon”, gjë që lë të dyshohet akoma më shumë.

Kujtojmë që Sophie u takua me Jonasin në moshën 20 vjeçare, kur ajo po përballej me disa probleme mendore. /Telegrafi/