Site icon Telegrafi

Ylli i “Game of Thrones”, Richard Madde: Para serialit nuk kisha para as për ushqim

Richard Madden (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

“Game of Thrones” është seria më e ndjekur në mbarë globin.

Richard Madden është pa dyshim një ndër aktorët më të spikatur që është bërë pjesë e këtij seriali, i cili ka fituar zemrat e miliona shikuesve.

Richard Madden (Foto: Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në ‘The Tonight Show’, ku ka rrëfyer për më të rejat në karrierën dhe jetën private të tij.

“E kisha të vështirë ta përballoja ushqimin dhe gati nuk kisha strehë përpara se të luaja në Game of Thrones”, tha ndër të tjerash aktori.

Richard Madden (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Ai ka treguar se të ardhurat e mira nga seriali i mundësuan atij një jetesë të mirë, ndryshe nga fillimet e karrierës kur nuk paguante dot as qiranë e muajit.

Richard Madden përndryshe ka luajtur rolin e Robb Stark në tri sezonet e parë të “Game of Thrones”.

Përndryshe, seriali pati fundin e tij në maj të këtij viti pas tetë sezonesh super të suksesshme. /Telegrafi/

Richard Madden (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version