Telegrafi

Ylli i “Game of Thrones”, Maisie Williams ndahet nga i dashuri pas pesë vitesh lidhje

Maisie Williams dhe i dashuri i saj, Reuben Selby, janë ndarë pas pesë vitesh së bashku.

Ylli i “Game of Thrones”, 25 vjeçe, njoftoi ndarjen me një selfie të tyre të shpërndarë në InstaStory.

“Fundi i një epoke”, shkroi ajo. “Reuben Selby dhe unë kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Williams shpjegoi se që kur u takua me Selbyn pesë vjet më parë, “lidhja e tyre gjithmonë shtrihej thellë në karrierat tona krijuese të përbashkëta dhe të veçanta dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Maisie Williams

“Ky vendim është diçka për të cilën jemi shumë mirënjohës, në mënyrë që të mund të mbrojmë magjinë, që nuk mund të mos e lëshojmë, sa herë që bashkojmë trurin tonë”, vazhdoi ajo.

Ylli i “New Mutants” e përfundoi postimin duke kërkuar që njerëzit të mos bëjnë pyetje të mëtejshme në lidhje me këtë.

Ish-çifti ndërkohë konfirmuan lidhjen në korrik të vitit 2019.

Dyshja ndanin një dashuri të madhe për modën, pasi ata shpesh ishin elementë kryesorë në disa shfaqje të Javës së Modës. /Telegrafi/