Site icon Telegrafi

Ylli i filmit Luke Evans gjen dashurinë e vërtetë, zbulohet se ka nisur lidhjen me dizajnerin spanjoll Fran Tomas

Luke Evans ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë.

Ylli i filmit është njohur me Fran Tomas, një dizajner grafik, me të cilin u takua gjatë kohës sa ndodhej në Australi, shkruan The Sun.

Çifti kanë një lidhje të qetë prej një viti dhe së fundmi kanë qenë në pushime dimërore për ski me miqtë e shoubizit, Phillip Schofield dhe Kelly Hoppen në Francë.

Një mik i afërt me aktorin e “The Beauty & The Beast” tha: “Çifti ka qenë forca në fuqi dhe në heshtje kanë udhëtuar në të gjithë botën së bashku”.

“Ata janë të një mendjeje, me të vërtetë e kapin sensin e humorit të njëri-tjetrit dhe e komplimentojnë mirë njëri-tjetrin”, tregoi burimi.

Luke i lindur në Uells u nda nga ish-i dashuri Rafael Olarra dy vjet më parë.

I pyetur vitin e kaluar nëse do të donte të bëhej baba, Luke tha: “Do, po, do të doja të isha”.

“E kam menduar shumë herë dhe me kalimin e moshës po mendoj se ndoshta duhet të vazhdoj dhe ta bëj. Nuk dua të bëhem baba i vjetër… por do të doja të bëhesha baba”, u shpreh ai.

“Ka shumë kënaqësi për të përcjellë përvojat tuaja dhe për të rritur një qenie njerëzore të fortë, mendje hapur, të sjellshme dhe të respektueshme, e cila mund të dalë në botë dhe të bëjë diçka të mirë”, u shpreh aktori me famë botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version