Site icon Telegrafi

Ylli e nis me fitore edicionin e ri duke mposhtur Borën në kryeqytet

Golden Eagle Ylli e filloi me fitore edicionin e ri, duke mundur skuadrën debutuese Borën me shifrat 67:74 (27:13, 14:28, 12:13, 14:20).

Vendasit, që kishin ndeshjen e parë në elitë, e nisën ndeshjen shumë më mirë, dhe u shkëputën në 24:8, derisa çereku i parë përfundoi 27:13.

Në periudhën e dytë therandasit u rikthyen fuqishëm dhe arritën të barazojnë shifrat në 41:41, sa përfundoi pjesa e parë.

Perioda e tretë ishte më e baraspeshuar, ku fituesi është vendosur në çastet e fundit. Mysafirët ishin më të vëmendshëm në momentet e fundit dhe arritën të fitojnë 67:74.

Te vendasit u dalluan Shamarkus Kennedy me 14 pikë e 11 kërcime, Dion Haxhosaj me 12 pikë e dhjetë kërcime dhe Ardit Pepaj me 15 pikë, kurse më i miri te mysafirët ishte Terrell Broën me 28 pikë e shtatë kërcime./Telegrafi/

Exit mobile version