Site icon Telegrafi

Ylli i “Desperately Seeking Susan”, Mark Blum vdes nga coronavirusi në moshën 69-vjeçare

Aktori Mark Blum, i njohur për rolin e tij përballë Madonnas në filmin legjendar të vitit 1985 “Desperately Seeking Susan”, ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve nga coronavirusi.

Ai ishte 69-vjeçar.

Një vendas i New Jersey, Blum gjithashtu pati një rol në “Crocodile Dundee” të 1986 dhe paraqitjet në një sërë serish televizive, duke përfshirë “NYPD Blue”, “The Sopranos”, “West Wing” dhe së fundmi në “You”, duke luajtur librashitësin z. Mooney.

Mark Blum (Foto: Dario Cantatore/Getty Images/Guliver)

Teatri në New York ‘Playwrights Horizons’ fillimisht njoftoi për lajmin, pastaj nënkryetarja ekzekutive e SAG-AFTRA, Rebecca Damon konfirmoi që Blum ndërroi jetë për shkak të COVID-19.

Përfaqësuesit e Blum po ashtu konfirmuan lajmet në TheWrap.

Blum, i diplomuar në Universitetin e Pensilvania, kujtohet nga kolegët dhe kritikët për cilësinë jashtëzakonisht të lartë të punës së tij.

Ai ishte veçanërisht i dashur në komunitetin e teatrit.

Mark Blum (Foto: Alli Harvey/Getty Images/Guliver)

Blum lë pas bashkëshorten e tij, aktoren Janet Zarish, gjithashtu 69-vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version