Ylli i dancehall në mbarë Evropën, Raf Camora, do të mbajë performancë ekskluzive për rrafshin e Dukagjinit në Hangover Club, që është skena më e madhe në ambient të hapur.
Klubi më i madh në ambient të hapur pas spektaklit me Azet pret një tjetër emër të madh, Raf Camoran.
Ylli austriak i dancehall njihet për albumet e tij dhe hitet që thyejnë rekorde.
“Anthrazit” arriti sukses të madh si album një vit më parë, kurse suksesi më i madh mbetet albumi “Palmen aus Plastik”.
Hitet më të mëdha të Raf Camoras konsiderohen “Palmen aus Plastik”, “Morder” dhe “Ohne Mein Team”.
Së fundmi Raf Camora realizoi dy superhite me superyjet shqiptare, “Qa Bone” me Azet (që u certifikua platinum) dhe “Toto” me Noizyn.
Raf Camora pritet të performojë në ora 01:00 në Gjakovë dhe Telegrafi ndan 10 bileta falas për këtë performancë ndërkombëtare.
Gjakova ishte destinacion i madh këtë verë për shumë turistë nga vendi e rajoni në një festë që zgjati për dy javë me artistë vendorë e ndërkombëtarë që përformuan çdo natë. /Telegrafi/