Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta ka dhënë miratimin e tij që Luis Enrique të emërohet trajner i Bluve.
Graham Potter u shkarkua në fillim të këtij muaji, me klubin londinez që emëruan ish-trajnerin Frank Lampard deri në fund të sezonit.
Disa kandidatë janë lidhur me vendin vakant, përfshirë ish-trajnerin e Barcelonës dhe Spanjës, Enrique.
Azpilicueta luajti nën drejtimin e tij për La Roja dhe sugjeroi se do të gëzonte një ribashkim në Stamford Bridge.
“Ndeshjet e mia më të mira me ekipin kombëtar ishin me Luis Enriquen”, deklaroi ai për EFE. “Por, ka pjesë (të klubit) që negociojnë (këto gjëra)”.
“Ne u besojmë atyre që të bëjnë atë që është më e mira për klubin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej ai.
Luis Enrique mori drejtimin e Spanjës në vitin 2018 pas eliminimit të tyre nga Kupa e Botës në Rusi.
Ai udhëhoqi La Roja në gjysmëfinalet e Euro 2020 dhe ishin nënkampion në Ligën e Kombeve në vitin 2021.
Megjithatë, një paraqitje zhgënjyese në Kupën e Botës në Katar, ku skuadra e tij luftoi në fazën e grupeve përpara se të pësonte një eliminim nga Maroku, gjersa ai u shkarkua më pas. /Telegrafi/