Site icon Telegrafi

Ylli i Chelseat konfirmon mungesën ndaj PSG-së

Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka konfirmuar se do të mungojë të mërkurën në ndeshjen e dytë ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

“Jam i mërzitur që do të mungoj në ndeshjen ndaj PSG-së. Është frustuese të mungoj në çfarëdo ndeshje, por këto netët e mëdha të Ligës së Kampionëve janë të pabesueshme dhe më dhemb që nuk do të përfshihem si lojtar”, ka shkruar lojtari në Instagram.

35 –vjeçari ka munguar që nga fitorja 5-1 ndaj Newcatlet muajin e kaluar dhe ka munguar në katër ndeshje deri tani, transmeton Koha.net.

Chelsea pësoi në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve në Francë me rezultat 2-1

Exit mobile version