Site icon Telegrafi

Ylli i Chelseat kapet me rivalin në ndeshje miqësore vetëm pas dy minutave lojë

Chelsea dhe Wrexham kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po kryejnë përgatitjet parasezonale.

Dueli i zhvilluar në Levi’s Stadium pas 90 minutave lojë përfundoi baras 2-2.

Christopher Nkuku dhe Ugochukwu realizuan golat për Chelsean, derisa për Wrexham shënuan Bolton dhe Marriot.

Megjithatë ajo që ka bërë më shumë bujë nga kjo sfidë është përleshja e mbrojtësit të Chelseat, Lewi Colwill me rivalin në minutën e dytë.

Sulmuesi i Wrexham, McClean bëri një ndërhyrje të rrezikshme dhe kjo nuk i pëlqeu aspak mbrojtësit anglez që e kapi për fyti atë.

Gjithsesi shpejt reaguan futbollistët e të dyja skuadrave dhe gjakrat u qetësuan, derisa dy lojtarët e përfshirë në sherr shpëtuan pa u ndëshkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version