Ryan Kaji është ylli botëror me përfitimet më të mëdha në YouTube, që po e riemëron kanalin “Ryan ToysReview” në “Ryan’s Wolrd”.
Ndryshimi i emrit pasqyron markën më të madhe të Kaji, të ndërtuar në partneritet me kompaninë për argëtimin e fëmijëve Pocket.Watch, transmeton Telegrafi.
Pas ndryshimit të emrit, Kaji ka thënë në një video se ai dhe ekipi i tij, “më nuk merren vetëm me lodra”, pasi që në të ardhmen, shikuesve do t’ju ofrojnë materiale kushtuar eksperimenteve shkencore, sfidave dhe edukimit.
Ai gjithashtu njoftoi fillimin e një kanali të ri për shikuesit spanjollë, të quajtur “Ryan World Espanol”.
Kaji ka përfituar shuma marramendëse, duke i përshkruar lodra në internet – brenda një viti, kana li tij ka mbledhur rreth 22 milionë dollarë, thuhet në një raport të Forbes, kushtuar përfituesve nga YouTube.
Ryan World ka partneritet dhe reklamon produktet e Colgate, Nickelodeon, Bonkers Toys, Roku dhe Walmart. /Telegrafi/