Ylli i Bollywood, Amitabh Bachchan është duke u trajtuar në spital, pasi rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës.
Një gjë të tillë ka bërë përmes rrjetit social Twitter, ndërsa informoi të gjithë fansat për gjendjen e tij, shkruan Mirror.
“Kam rezultuar pozitiv me COVID, jamë duke u trajtuar në spital, familja dhe stafi janë testuar, jemi duke pritur rezultatet.
“Të gjitha ata që kanë pasur kontakt me mua këto 10 ditët e fundit, i lus që të testohen”, shkroi ai.
Përpos tij, edhe djali i aktorit pas kësaj ka rezultuar pozitiv, i cili fillimisht kishte vërejtur simptomat e e virusit.
Ndërkaq, 77 vjeçari famën e tij e kishte arritur gjatë vitit 1970, për shkak të rolit të tij në filmat Zanjeer, Deewaar dhe Sholay. /Telegrafi/