Chadwick Boseman, njeriu që jetësoi rolin e “Black Panther”, ka vdekur.
Aktori ka luftuar me kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2016 dhe vdiq në shtëpi me familjen dhe gruan e tij në krah, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.
Ai ishte 43 vjeç, tha publicisti i tij Nicki Fioravante në një deklaratë, shkruan CNN.
“Një luftëtar i vërtetë, Chadwick këmbënguli gjatë gjithë kësaj dhe ju solli kaq shumë nga filmat të cilët i keni dashur aq shumë”, thuhet në deklaratë.
“Nga ‘Marshall’ te ‘Da 5 Bloods’, ‘August Wilson’s Ma Rainey’s Black Bottom’ dhe disa të tjerë, të gjithë u filmuan gjatë dhe midis operacioneve të panumërta dhe kimioterapisë”.
Deklarata tha se roli i King T’Challa ishte “nderi i karrierës (së Boseman)”.
Boseman u diplomua në Universitetin Howard
Një vendas i Karolinës së Jugut, Boseman u diplomua në vitin 2000 në Universitetin Howard, një kolegj historik i njerëzve me ngjyrë në Washington, DC. Ndërsa ishte atje, ai gjithashtu ndoqi Akademinë Britanike të Dramës Amerikane në Oxford në vitin 1998, sipas faqes së Howard.
“Është me një trishtim të thellë që ne vajtojmë për humbjen e alumnit Chadwick Boseman i cili u nda nga jeta këtë mbrëmje. Talenti i tij i pabesueshëm do të përjetësohet përgjithmonë përmes personazheve të tij dhe përmes rrugëtimit të tij personal nga studenti në superhero! Pushoni në Paqe, Chadwick!”, tha Presidenti i Universitetit Wayne A. I. Frederick tha në një deklaratë.
Aktori luajti në filma të tjerë, duke përfshirë edhe interpretimin e James Brown në “Get On Up” dhe Thurgood Marshall në “Marshall”. /Telegrafi/