Telegrafi

Ylli i “Beverly Hills”, Tori Spelling përfundoi në spital pas vështirësive në frymëmarrje

(Foto: Instagram/torispelling)

Aktorja amerikane dhe ylli i serialit “Beverly Hills”, Tori Spelling, ka përfunduar në spital për shkak të marramendjes, vështirësisë në frymëmarrje dhe shtypjes së lartë të gjakut.

Këtë e ka konfirmuar vet ajo, ndërsa e ka postuar në Instagramin e saj një fotografi, ku shfaqet e shtrirë në spital.

Me këtë rast, aktorja ka bërë edhe një dedikim edhe për një pjesë të publikut që e kanë kritikuar për ndalimin e karrierës së saj të aktrimit.

(Foto: Instagram/torispelling)

“Herën tjetër mos i merrni njerëzit si të mirëqenë dhe tregoni dhembshuri në vend të dyshimit. Mos harroni se për njerëzit si unë, është një makth kur nuk jemi në gjendje të punojmë. Unë jam një punëtore. Unë zgjedh gjithmonë punën”, është shprehur Spelling.

Aktorja është e martuar me aktorin kanadez, Dean McDermott, që 16 vjet dhe kanë pesë fëmijë së bashku, ndërsa ajo shprehet se e ka të vështirë të mos i kalojë festat e fundvitit me ta.

Kjo nuk është hera e parë që Spelling flet publikisht për problemet e saja shëndetësore, megjithatë më pas ajo i ka shpërndarë disa fotografi festive për të dëshmuar se është kthyer në shtëpi dhe ndihet më mirë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/torispelling)