Belgjika është eliminuar nga Kampionati Evropian, mirëpo disa nga lojtarët e saj ia kanë parë hairin kësaj ngjarje të madhe.
Njëri ndër ta është edhe mbrojtësi i Club Brugge, Thomas Meunier, i cili ka pranuar se ka shumë oferta.
Ai nuk ka pranuar të përmend emra por ka theksuar se është në bisedime me shtatë skuadra.
“Ende nuk kam vendosur përfundimisht se ku do të vazhdoi karrierën time në të ardhmen”.
“Jam afër marrëveshjes me shtatë skuadra të ndryshme pasi me të gjitha jam duke biseduar”.
Kalimi në PSG? “Ka një projekt shumë të bukur Parisi mirëpo unë jam një lojtar që dua të luaj. Vetëm 30% të mundësive ekzistojnë që unë të përfundojë në Paris”, deklaroi Meunier. /Telegrafi/