Të mërkurën, një prej ndeshjeve më të mëdha në Ligën e Kampionëve deri më tani do të luhet në ‘Estadi Olimpic’.
Bayern Munich do të udhëtojë në Kataluni për t’u përballur me Barcelonën që do të synojë të marrë dy fitore radhazi në këtë garë.
Para kësaj ndeshje, Barcelona do të rikuperojë katër lojtarë: Wojciech Szczesny, Gavi, Dani Olmo dhe Gavi.
Për krahasim, Bayerni mund të mbetet pa njërin prej lojtarëve të tyre më të rëndësishëm – Jamal Musiala.
Dy javë më parë, Musiala pësoi një lëndim ndaj Eintracht Frankfurtit dhe sipas trajnerit Vincent Kompany, 21-vjeçari do të mungojë këtë vikend, teksa situata e tij është përshkruar si e dyshimtë për ndeshjen ndaj Barçës.
Mungesa e Musialës do të ishte një goditje e rëndë për Bayernin ndërsa në anën tjetër një lajm i madh për Barcelonën.
Gjatë 48 apo 72 orëve në vazhdim do të caktohet përfundimisht nëse reprezentuesi gjerman do të jetë i gatshëm për takimin ndaj blaugranasve./Telegrafi/