Njëri prej objektivave të Manchester Cityt ka folur tashmë për të ardhmen e tij duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga klubi i tij aktual.
Pasi fitoi katër tituj radhazi në Ligën Premier, City pati një afat kalimtar të qetë pasi ata transferuan vetëm Savinhon nga Troyesi ndërsa mesfushori Ilkay Gundogan u rikthye pas largimit nga Barcelona.
Gjatë kësaj vere, kampioni në fuqi i Anglisë u lidh me një sërë emrash, duke përfshirë Eberechi Eze, Kyogo Furuhashi, Bruno Guimaraes, Luis Diaz dhe Jamal Musiala.
Ylli i Bayernit, Musiala është lidhur me një transferim të mundshëm në ‘Etihad Stadium’ si një zëvendësues afatgjatë i Kevin De Bruynes.
Së fundmi, reprezentuesi gjerman ka folur për të ardhmen e tij në Bavari.
“Unë jam shumë i lumtur tek Bayerni dhe plotësisht i fokusuar tek qëllimet tona. Të luaj jashtë si Bellingham?”.
“Nuk jam duke menduar se ku do të jem pas pesë vitesh. Gjërat mund të ndryshojnë shpejt në botën e futbollit”, ka thënë Musiala.
Ai gjithashtu ka zbuluar se si bën shaka me Joshua Zirkzeen për thashethemet që e lidhnin atë me një transferim në ‘Old Trafford’.
“Ju gjithmonë bëni shaka me miqtë dhe ëndërroni që të luani së bashku në një skuadër një ditë. Shakatë janë bërë nga të dyja anët. Unë gjithashtu i kam thënë Josh që ai duhet të vijë tek Bayerni, por ju nuk duhet ta merrni këtë shumë seriozisht”.
Musiala po shijon një start të mirë të sezonit 2024/2025 pasi ai ka shënuar një gol në dy ndeshje të luajtura deri më tani nën urdhrat e Vincent Kompany./Telegrafi/