Ylli i Bayern Munich, Kingsley Coman mund të marr një gjobë të madhe nga klubi pasi shkoi në stërvitje me McLaren e tij në vlerë 180 mijë, ani pse klubi ka marrëveshje me kompaninë automobilistike Audi.
Gjigantët evropianë kanë një marrëveshje të sponsorizimit me Audin dhe prodhuesi gjerman i kanë siguruar secilit lojtarë të Bayern nga një veturë që nga vitit 2002.
Lojtarët e Bayern duhet të përdorin makinat e tyre Audi në qendrat stërvitore si pjesë e marrëveshjes.
Por Coman e ka futur vetën në telshale pasi është bërë lojtari i fundit që e theu këtë rregull.
Ai shkoi në stërvitje me McLaren 570S Spider që është mahnitës, por tani e pret një gjobë nga klubi.
23-vjeçari mund të dënohet deri në 50 mijë euro pasi drejtori sportiv Hasan Salihamidzic i kishte paralajmëruar lojtarët se ai do të vuanin dënime për ata që nuk i zbatojnë rregullat e klubit.
Philippe Coutinho dhe Niklas Sule janë vërejtur po ashtu duke drejtuar automjete që nuk janë Audi, por klubi ka kërkuar falje dhe e ka shpjeguar arsyen. /Telegrafi/